|
|
e Hënë, 18 Qershor 2012 16:35 6 Shkurt 2013 18:55
4 Shkurt 2013 20:51
4 Shkurt 2013 17:27
14 Janar 2013 12:08
28 Dhjetor 2012 15:46
26 Dhjetor 2012 16:25
22 Dhjetor 2012 19:35
22 Dhjetor 2012 18:45
5 Dhjetor 2012 12:20
3 Dhjetor 2012 15:20
Numri i qenve në një familje britanike u 15-fishua brenda një dite, treguan disa prej gazetave më të mëdha në vend.
Familja e Zoe dhe Marcus Hooper, me banim në Leominster, Herefordshajër, tregoi se si qeni i tyre i shtëpisë lindi në mënyrë të papritur 14 këlyshë.
Sipas veterinerit, kishte pak gjasa që të gjithë të mbijetonin, pasi lindën dukshëm nën peshë, por gjashtë javë më pas, familja e qenve vazhdon të jetë e plotë.
Siç treguan pronarët e qenve, ata për momentin kanë refuzuar edhe mundësinë që të shesin nga 200 paund çdo këlysh, pasi vajza e tyre e vogël argëtohet shumë me ta.
Këto janë disa prej fotove të përzgjedhura të kësaj familjeje veçanërisht të madhe “britanike”.
