Lajme Shqip e Mërkurë, 04 Korrik 2012 09:10

Finalja e Euro2012 u prit me padurim nga të gjithë tifozët italianë, mes tyre edhe persona vip, të famshëm në fusha të ndryshme.

Një ndër ta ishte edhe këngëtarja Emma Marrone, e cila në muajin shkurt të këtij viti fitoi çmimin e parë në festivalin e Sanremos me këngën “Non e l’inferno”.

28 vjeçarja, ka postuar në profilin e saj në Twitter foto me një flamur trengjyrësh…por jo të Italisë. Në fakt ngjyrat janë të sakta, por vendosja e tyre ishin si ato të flamurit hungarez. Kaq ka mjaftuar që fotoja të shkaktonte të qeshura, ironi dhe irritim mes fansave të këngëtares.

Në fakt flamujt kanë të njëjtat ngjyra, jeshile, të bardhë dhe të kuqe, por ndryshimi qëndron tek pozicionimi; italianët simbolin e tyre e kanë me ngjyrat e vendosura vertikalisht, ndërsa hungarezët horizontalisht.