Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 09:54

Një grua e zemëruar është incizuar duke e shkatërruar makinën e saj, pasi burri i saj e ka përdorur atë për një aferë, duke thënë se makina e saj tash është e “ndyrë”.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Shenzhen të Kinës, transmeton Koha.net shkrimin e “The Telegraph”.

Gruaja godiste me çekan makinën e saj të tipit BMW, e cila kishte një vlerë rreth 270 mijë euro. Ky incident ka zgjatur rreth 20 minuta.

Më poshtë mund të shikoni videon, në të cilën shihet gruaja duke e shkatërruar makinën e saj.