Lajme Shqip e Hënë, 30 Korrik 2012 08:23

New York – Ekipi i një stacioni televiziv në New York, pas hetimit disa ditësh dhe vendosjes së kamerave në vende të fshehura, ka zbuluar mashtrimin që iu bën ajo vajzë njerëzve në rrugën më të njohur të kryeqendrës amerikane.

Ajo ditën del në rrugë për të lypur para në njërën nga rrugët elite të New Yorku, Avenynë e Pestë, ku gjenden dyqanet e brendeve më të njohura të modës si Gucci, Prada e Tiffanny. Kalimtarë të atyshëm janë shpesh njerëz të pasur dhe që dhurojnë para, kështu që nganjëherë për vetëm një orë kjo lypsare merr edhe deri në 50 donacione, transmetojnë mediumet amerikane.

Por, pasi e përfundon “orarin e punës”, ajo shkon në restorantin e afërt, ku vesh rroba të tjera. Nga restoranti del si vajzë shumë e rregulluar dhe ulet në një automobil luksoz. Natyrisht, me këtë rast asaj nuk i nevojiten as bastunët. Dhe kështu çdo ditë…

Kur gazetarët deshën ta ballafaqojnë me të vërtetën dhe me atë që kanë zbuluar, ajo vetëm vazhdoi tutje – si aktore e vërtetë që nuk del nga roli i vet. (LajmeShqip.com)