Lajme Shqip e Hënë, 18 Qershor 2012 13:37

Një burrë nga Connecticut ka telefonuar numrin e emergjencës 911 për të thënë se dyqani tek i cili kishte porositur sanduiç nuk i kishte sjellë ushqimin që korrespondonte me shijet e tij.

Rother McLennon ka telefonuar numrin e emergjencës pasi nuk ka marrë produktin që kishte porositur, sanduiç me pak turshi, proshutë dhe shumë majonezë. I pyetur i habitur nga recepsionisti pse po telefononte tek numri i emergjencës, Rother është përgjigjur duke thënë se kërkonte ndihmën e tyre për t’i zgjidhur këtë problem. Këshilla e recpsionistes ka qenë që thjeshtë të largohej pa marrë produktin dhe pa e paguar, por me sa duket shitësi i shërbimit ‘Greatful Deli’ nuk e lejonte klientin të largohej pa bërë pagesën.

Telefonata që ka zgjatur vetëm pak sekonda ka bërë bujë dhe është shpërndarë si virus nëpër mediat amerikane. Kjo gjë ka bërë që të reagojë pronari i dyqanit, Tila Azinheira, duke dëshmuar për mediat se klienti kishte porositur 14 sanduiçë të cilat stafi ua kishte përgatitur sipas udhëzimeve, por që kur ka shkuar për të paguar është bërë pishman për to.

Si përfundim, duket se të dyja palët i kanë kërkuar ndjesë njëri-tjetrit nëpërmjet televizionit. (LajmeShqip.com)