Lajme Shqip Thursday, 22 October 2015 13:26

E përqafoi bashkëshortin e saj pas 65 vjetësh që nuk e kishte parë. 85 vjeçja LeeSoon Kuy, kishte jetuar me bashkëshortin e saj vetëm 7 muaj dhe më pas lufta e vitit 1950 mes dy Koreve bëri që ata të ndahen.

Ajo jetoi në Korenë Jugore derisa burri i saj, në Korenë Veriore. Takimi i tyre u mundësua pasi që shtetet kanë rënë në ujdi që familjarët e ndarë të takohen të paktën për 12 orë, transmeton TV Arta shkrimin e NYT.

Gruaja kishte menduar që burri i kishte vdekur në luftë dhe kishte mbajtur zi derisa po rriste djalin e tyre, tani 65 vjeçar.

Vitin e kaluar kur shtetet lejuan që familjarët të takohen, ajo kuptoi që burri i saj ishte gjallë dhe se po kërkonte të takohej me të.

Ajo thotë se për 1 vjet ka qenë duke e menduar vazhdimisht takimin por në fund nuk e mbajti për dore bashkëshortin që kishte 6 dekada pa e parë.

I biri 65 vjeçar takoi për herë të parë babanë e tij. Ky takim 12 orësh mund të jetë i vetmi për këtë familje të cilët u ndanë përsëri.

Më shumë se 66 mijë qytetarë po presin të takohen me familjarët e tyre të ndarë në dy Koretë.