Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 15:50

Një artiste e ka krijuar librin e parë pornografik për të verbër, duke i printuar ilustrimet pornografike në alfabetin Brajll.

Ky libër është meritë e artistes Suedeze Nina Linde, dhe libri përmban ilustrime të ndryshme seksuale.

33 vjeçarja pos ilustrimeve seksuale të heteroseksualëve ka vendos ti përfshijë edhe fotografitë e marrëdhënieve seksuale të homoseksualëve dhe lesbikeve, transmeton lajmi.net.

“Libri është rreth stimulimit seksual, nuk do ta quaja libër pornografik’, ka thënë Nina duke e cekur se stimulimi seksual është për të gjithë.

Libri i quajtur ‘Occasionally Blind’ i cili është publikuar për herë të parë në vitin 2011 dhe nuk është në shitje për të gjithë, sidoqoftë, tanimë është bërë i njohur pasi që një kopje i ishte dërguar Bibliotekës Kombëtare të Suedisë.

Në këtë libër ka fotografi të ndryshme të femrave duke veshur rroba provokuese, ka ilustrime tl seksit të homoseksualëve, të seksit në grup, pos kësaj janë shkruar edhe shpjegimet se çfarë janë duke bërë karakteret në atë ilustrim të caktuar.

Në një foto shihet një çift lesbike ku njëra femër është e shtrirë me bark në tavolinë dhe këmbët e duart i ka të lidhura, përderisa tjetra qëndron në këmbë me një rrip në dorë.

Mendohet se ky libër është materiali i parë i shkruar i këtij lloji i cili u ofron stimulim erotik njerëzve me shikim të dobët.

Libri ka marrë lëvdata edhe nga Hakan Thomosson, kryetar i Federatës Kombëtare për të Verbrit në Suedi, i cili ka thënë se është një hap pozitiv për njerëzit e verbër.

Ai ka thënë për Metro Sweden: “Njerëzit e verbër mund të kenë qasje në këtë libër, por përmes audios ose alfabetit Brajll”.

“Unë mendoj se disa njerëz e imagjinojnë se ne nuk kemi ndjenja seksuale, gjë e cila nuk është e vërtetë. Njerëzit e verbër kanë po aq ndjenja seksuale sa çdo njeri tjetër”, ka shtuar ai.