Lajme Shqip Saturday, 31 March 2012 13:30

Ndonëse janë e njëjta familje me qentë, ujqit nuk njihen për ndonjë raport miqësor me njeriun.

Në natyrë, ata zhvillojnë një jetë të egër dhe shpesh paraqiten agresivë, por nëse arrin të fitosh miqësinë e tyre, mbeten shokë për tërë jetën.

Kështu treguan imazhet e publikuara në “youtube” nga një e përditshme britanike, që ndoqi rikthimin e një gruaje që kishte bashkëjetuar me ujqit për dy vjet, në kampin e tyre.

Pasi e panë pas disa jave mungese, ujqërit e një parku zoologjik në Norvegji iu vërsulen me entuziazëm, filluan ta lëpinin në fytyrë nga kënaqësia dhe nisën të luanin me kujdestaren e tyre.

Kujdestarja i ishte përkushtuar studimit dhe ushqyerjes së ujqërve në dy vitet e fundit dhe ajo rikthehej në park pas dy muajsh pushime.