Lajme Shqip Tuesday, 21 July 2015 10:01

Drejtori i Departamentit për hulumtime pranë fabrikës së kripës Koyuncu Kaldirim, Mehmet Sait Koyuncu për AA ka shpjeguar se një lloj i veçantë i mikroalgave shkakton këtë fenomen të pazakontë.

Liqeni në intervale të veçanta kohore mund të marrë edhe tone të errëta të kuqe. Reshjet intensive kanë rritur nivelin e kripës dhe kështu ndryshuan biotopin e saj.

Mikroalga dunaliella salina, e cila është e pamundur të shihet me sy ndjeu pasojat e këtij ndryshimi. Kjo mikroalgë shpesh përdoret në industrinë kozmetike dhe i takon familjes së mikroalgave të gjelbërta halofile (organizmat që zhvillohen në zonat me kripësi të lartë).

Në këtë mënyrë ka ardhur deri tek ndryshimi i ngjyrës së tyre, por edhe kualitetit të kripës. Kështu ngjyra e bardhë dhe e kuqe vizitorëve të këtij vendi u kanë ofruar një “festival” të vërtetë ngjyrash.