Lajme Shqip e Enjëte, 28 Qershor 2012 12:44

Një fëmijë 2-vjeçar po e rimerr veten pas largimit të një tumor gati sa dyfishi i masës së tij që i kanë bërë mjekët nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale.

Vogëlushi Jesus Rodriguez ishte bërë i famshëm në të gjithë botën për shkak të masës së pazakontë tumoriale që i rritej vazhdimisht mbi shpinë. Një tumor që peshonte 15 kilogramë dhe që fatmirësisht rezultoi beninj.

Jesus, nga shteti verior i Durangos, kishte lindur me këtë gungë që i mbulon plotësisht anën e djathtë të trupit të tij.

Mjekëve të qendrës mjekësore “La Plaza”, në Meksiko Siti, iu deshën plot 10 orë për kryerjen e operacionit dhe për të hequr plotësisht tumorin.

Doktor Gustavo Hernandez, drejtor në Pediatri, tha se operacioni shkoi me sukses. Ai shtoi se ishte hera e parë që mjekët meksikanë kishin hequr një tumor më të madh se vetë personi që e mbante atë. Vetë fëmija Jesus peshon 12 kg më pak se tumori i tij.