Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 19:18

Prizren – Shpat Deda nuk ka ëndërruar. Ai është lëshuar në lumë, mirëpo nuk ja ka dalë aq mirë. Lumbardhi i Prizrenit e ka marrë Shpatin dhe e ka çuar nga ka dashur. Këngëtari i cili u bë i njohur në Kosovë dhe Shqipëri me këngën “Ëndërroj”, ka qenë njëri nga garuesit në edicionin e shtatë të festivalit të lëshimit me goma në Lumbardh (Bistricë e Prizrenit), “40 Bunar Fest”.

Shpat Dedës mund t’i shkojë mirë me këndim, mirëpo jo edhe në sportin e lëshimit më goma në lumenjë. Shpati ka përfunduar gati i fundit në garën që është mbajtur dje në Prizren.

Mirëpo, ai, ka pasur më së shumti fansa të cilët ishin mbledhur afër Lumbardhit për të përcjellë garën që mbahet çdo vit në kufi me Shqipërinë. Edhe vetë këngëtari ka pranuar përmes rrjetit “Facebook”, që nuk ia don në këtë garë.

“Ka qenë lezet, asgjë më shumë”, ka shkruar Deda.{template7}