LajmeShqip.com

Kristiano Ronaldo: Jam më i mirë se Mesi!
Kristiano Ronaldo, në një intervistë të dhënë për rrjetin televiziv CNN ka treguar se ka filluar të mërzitet me krahasimet që i bëjnë shpesh me Lionel Mesin. Sipas tij, nuk ka diskutim se aktualisht ai është futbollist më i mirë se talenti i Barcelonës, që vazhdon të cilësohet më i mirë ndonëse Reali i CR7 mundi katalanasit në këtë sezon.

“Disa njerëz thonë se unë jam më i mirë, disa thonë se është ai. Në fund janë tifozët ata që do ta vendosin një gjë të tillë. Për momentin… mendoj se jam unë”, qeshi futbollisti para kamerave televizive.

“Në disa raste, krahasimi me Mesin më lodh, duhet të jetë e njëjta edhe për të, pasi ne na krahasojnë gjatë të gjithë kohës”.

“Por nuk mund të krahasosh një Ferrari me një Porshe pasi është një motor krejtësisht ndryshe. Thjesht nuk mund t’i krahasosh. Ai bën gjërat më të mira për Barcelonën, unë bëj gjërat më të mira për Realin. Unë mendoj se shpesh shtyjmë njëri-tjetrin në konkurrim, ndaj kjo është arsyeja pse konkurrimi ka shkuar në nivele kaq të larta. Kjo është arsyeja pse Madridi dhe Barcelona janë dy skuadrat më të mira në botë, pasi çdokush shtyn njëri-tjetrin në konkurrencë, jo vetëm unë me Mesin, por edhe lojtarët e tjerë”, shpjegon Kristiano Ronaldo.

“Pika më e rëndësishme në karrierën time ishte të fitoja titullin këtu në Madrid. Ishte titulli im i parë në Spanjë ndaj jam më i lumtur. Edhe në anën individuale ishte një vit shumë i mirë, me numrin e golave që shënova, duke thyer rekordin personal, 100 pikët që morëm në kampionat ishin një tjetër rekord i shkëlqyer. Për mua ky është kampionati më i vështirë në botë. Të luash kundër Barcelonës është e vështirë dhe në i mundëm ata. Pikët flasin vetë. Nëntë pikë ndanë Madridin nga Barcelona, këtu në Spanjë kjo diferencë është shumë e madhe. I mundëm në fushën e tyre, askush nuk mund ta bëjë këtë gjë, por ne këtë vit ishim më të mirë se ata”.

“Zhoze Murinjo është një person i thjeshtë. Ne bëjmë shaka gjatë gjithë kohës. Por kur bëhet fjalë për trajnimin ai është krejtësisht ndryshe, shumë serioz e profesional. Kjo është arsyeja pse fiton kaq shumë tituj. Për mua ai është më i miri në atë që bën: taktika, gjithçka rrotull lojtarëve, motivimi… titujt flasin vetë. Ai ka fituar në çdo shtet ku ka kaluar dhe mund të jenë vetëm 2-3 trajnerë që mund ta bëjnë një gjë të tillë gjatë jetës së tyre”, tregoi portugezi për bashkëkombësin e tij.

Në fund ai ka folur edhe për finalen e Ligës së Kampioneve që vë përballë Bajern Mynih, skuadrën që eliminoi Realin e tij dhe Çelsin që eliminoi Barcelonën.

“Shumë njerëz mendojnë se Bajerni do të fitojë lehtësisht. Unë nuk e mendoj kështu. Mos harroni që Çelsi mundi Barcelonën që është shumë, shumë e vështirë.  Do të jetë një ndeshje interesante. Nuk e di se cila skuadër do të fitojë, por nuk vë bast për asnjë pasi Çelsi është skuadër e fortë, mbrohet mirë, ka kundërsulm të mirë. Bajerni është një skuadër fantastike, ndaj do të jetë një ndeshje e bukur”, deklaroi Kristiano Ronaldo. (LajmeShqip.com)

Vizat, Zbogar: Kosova, ka ende shumë për të bërë
Prishtinë – Kritikat e fundit të Kryeministrit Thaçi, drejtuar Bashkimit Europian, duket së kanë hasur në vesh të shurdhër për shumicën e shteteve anëtare të BE’së, por jo edhe për njeriun që përfaqëson Unionin në Kosovë.

Pas deklaratave të fundit të kreut të Qeverisë se Bashkimi Europian po vonon proceset integruese të Kosovës, Udhëheqësi i Zyrës së BE’së në Kosovë, Samuel Zbogar i ka dalë në mbrojtje BE’së, duke siguruar kosovarët se përkushtimi për të ardhmen europiane të vendit mbetet i palëkundur dhe se kjo po ndodh edhe në praktikë.

“Kosova ka perspektivë europiane dhe ajo po ndodh praktikisht”, ka thënë përfaqësuesi i BE’së në një prononcim për media. Sipas Zbogar, ndryshe nga sa mund të perceptohet në Kosovë, BE nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket perspektivës evropiane, por se ky është një proces, ku një pjesë të madhe të punës e kanë vetë institucionet dhe shoqëria kosovare.

Diplomati slloven tha se të gjitha premtimet që i janë dhënë Kosovës do të mbahen. Sipas tij, në pranverë Kosovës pritet t’i jepet udhërrëfyesi për vizat, megjithëse mbesin edhe disa diskutime të fundit mes shteteve anëtare gjatë muajit maj.

“Komisionerët europianë gjatë vizitave në janar dhe mars e kanë thënë se Kosova do të marrë udhërrëfyesin për vizat gjatë pranverës dhe kjo shpresoj dhe pres të ndodhë. Megjithatë, diskutimet po vazhdojnë dhe mbeten disa diskutime të fundit gjatë këtij muaji”, ka thënë ai.

Zbogar e ka vlerësuar angazhimin dhe kurajën e institucioneve kosovare për të lëvizur përpara në agjendën europiane, por ka thënë se ende mbetet shumë punë për t’u bërë. Sipas tij, sa më shumë që Kosova futet në proceset e integrimit, aq më vështirë bëhet dhe aq më shumë kërkohet nga Kosova. Por, ka thënë ai, kjo është për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Ne do të sjellim udhërrëfyesin e vizave shumë shpejt. Studimi i fizibilitetit do të përfundoj në vjeshtë. Në anën tjetër, institucionet dhe vet shoqëria duhet të bëjnë shumë gjëra vetë për të lëvizur përpara, por jam i lumtur që sot Kosova ka angazhimin dhe kurajën për të lëvizur përpara drejt proceseve integruese”.

Por, sipas përfaqësuesit europian, Kosova nuk ka nevojë që të pres udhërrëfyesin dhe mund t’i kryej detyrat që i takojnë qysh tani. Ai vlerëson se udhërrëfyesi nuk është fundi, por vetëm fillimi i procesit dhe se pas kësaj do të jetë në dorë të Qeverisë dhe vetë Kosovës si shoqëri që t’i bëjë gjërat që i takojnë, si për gjithë vendet tjera që kanë kaluar nëpër këtë proces.

Nëse Kosova pretendon se i ka përmbushur kushtet, ka thënë ai, atëherë procesi do të jetë shumë më i shpejtë. “Nëse Kosova thotë se tashmë është gati, unë jam i lumtur, sepse kur të vijë udhërrëfyesi ne do të jemi në gjendje që vetëm ta kontrollojmë dhe do lëvizim shumë shpejt. Por, unë nuk mendoj se duhet ta presim udhërrëfyesin, mendoj se shumë gjëra mund të bëhen tanimë që procesi pas udhërrëfyesit të jetë sa më i shkurtër”, ka vlerësuar Zbogar. (LajmeShqip.com)

Hagë, gabimet e prokurorëve shtyjnë gjygjin ndaj Mlladiçit
Hagë – Prokuroria e Gjykatës së Hagës nuk i ka dorëzuar disa dëshmi mbrojtjes së Mlladiçit, ndërkohë që këtë duhet ta bënte ligjërisht. Sipas rregullave në fuqi, mbrojtja duhet të ketë të drejtën të studiojë provat e prokurorisë, para fillimit të gjykimit.

Nuk dihet saktësisht e për çfarë provash bëhet fjalë. Ori ka thënë se gjykatësit janë duke analizuar pasojat e këtij veprimi. Gjykatësi ka thënë gjithashtu se gjykimi do të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Prokuroria ka pranuar gabimet që ka bërë dhe nuk është ankuar në vendimin për të shtyrë gjykimin.

Mbrojtja e Mlladiqit, ndërkaq, ka kërkuar një pushim gjashtëmujor të gjykimit. Në ditën e dytë të gjykimit të ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, prokurorët e Tribunalit të Hagës kishin paralajmëruar paraqitjen e provave që tregojnë se trupat e komanduara nga ai, kanë qenë përgjegjëse për vrasjen e rreth 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë.

Masakra në qytetin verilindor të Bosnjës është vlerësuar si mizoria më e madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Mlladiq, 70 vjeç, përballet me 11 akuza, që përfshijnë edhe gjenocidin në Srebrenicë.

Prokurorët po ashtu kanë thënë se ai ka udhëhequr fushatën kriminale për shfarosjen e myslimanëve, kroatëve dhe joserbëve të tjerë nga Bosnja, si dhe për krijimin e “Serbisë së Madhe”. Mlladiqçi ka hedhur poshtë akuzat si të pabaza. Nëse shpallet fajtor, Mlladiç mund të përballet me burgim të përjetshëm. (T.Ch)

Një derr zëvendëson oktapodin Paul
Një derr-orakull do të vazhdojë traditën e nisur nga oktapodi Paul në Kupën e Botës 2012, duke parashikuar rezultatet e ndeshjeve në Kampionatin Evropian të Futbollit në Ukrainë dhe Poloni.

Bashkia e Kievit ka thënë se do të shfaqë çdo ditë para publikut këtë derr për të dhënë parashikimet e tij sapo të fillojë turneu.

“Një derr-orakull unik, një derr i vërtetë ukrainas dhe një psikik që njeh misteret e futbollit”, shkruhet në lajmërimin e publikuar nga bashkia. “Çdo ditë në orën 4 të pasdites, ai do të bëjë parashikimi e ndeshjes së radhës”.

Oktapodi Paul, i cili është ndarë nga jeta me shumë lavdi, arriti të bëhej personazhi kryesor i Kupës së Botës 2010 duke parashikuar me saktësi fituesit e 7 ndeshjeve ku luante Gjermania. Njëkohësisht, ai arriti që të parashikonte edhe fitoren e Spanjës në finalen me Holandën.

Zyrtarët në Kiev thonë se tashmë dëshirojnë që të sjellin këtë lloj entuziazmi edhe në qytetin e tyre duke shëtitur derrin telepatik në zonat e grumbullimit të tifozëve para fillimit të ndeshjeve.

Kafshët “psikike” kanë qenë në modë që në momentin kur oktapodi Paul u shfaq lavdishëm në skenën e sportit botëror. Një breshkë e rrallë me dy kokë që quhej Magdalena u caktua si parashikuese zyrtare e ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Hokeit në vitin e kaluar në Sllovaki.

Gjermania zbuloi një oposum me sy të shtrembër që quhej Haidi, i cili u paraqit në shumë emisione televizive amerikane pasi mundohej të parashikonte fituesit e çmimeve Oskar.

Ndërkohë, parashikuesi i radhës nga Gjermania është qeni Sisi, që me forcën e tij psikike ka shpallur Bajern Mynih fitues të Ligës së Kampioneve. (LajmeShqip.com)

Gulit: Abramoviç ëndërron humbjen!
Rud Gulit mendon se Roman Abramovic ëndërron që Çelsi të humbë finalen e Ligës së Kampioneve përballë Bajernit.

Ish-trajneri i ekipit londinez mendon se fitorja përballë bavarezëve, për më tepër në fushën e këtyre të fundit, do t’i jepte një grusht të rëndë planit të miliarderit rus për pasardhësin e Roberto Di Mateos, që do të kthehej menjëherë në një legjendë për klubin.

Gulit, trajneri i parë i huaj në historinë e Çelsit, ishte ai që mori në skuadër Di Mateon në vitin 1996. Por tani, holandezi është i bindur se Abramoviç ka bërë zgjedhjen e tij për sezonin ardhshëm dhe aty nuk përfshihet tekniku italian që arriti të çonte klubin deri në finale kundër të gjitha parashikimeve.

“Unë mendoj se ka që tani një pasardhës të qartë për postin e trajnerit. Por a do ta dëshirojë më ai këtë detyrë nëse Çelsi fiton Ligën e Kampioneve? Edhe vetë Zhoze Murinjo, a do të dëshironte të vinte e të zëvendësonte Robin, duke e ditur se nuk mund të bëjë kurrsesi më mirë se paraardhësi i tij?”.

“Nëse Robi fiton Ligën e Kampioneve, ai do t’i shkaktojë shumë probleme atij që do të vijë pas tij, ndaj pronari mund të shpresojë që në këtë rast të mos e fitojë këtë finale”, ishin fjalët e Rud Gulit. (LajmeShqip.com)

Gratë shqiptare paguhen më pak se burrat
Tiranë – Gratë shqiptare paguhen më pak se burrat. Është ky rezultati i studimit ‘Pabarazia gjinore në pagë-një rast shqiptar’. Aleanca Gjinore për Zhvillim prezantoi sot studimin i cili i dha një përgjigje pyetjes që qarkullon si në familje e në çdo tryezë shoqërore se a paguhen gratë më pak se burrat në Shqipëri?

Në raport thuhet se diferenca gjinore në pagë nga studimi ynë rezulton të jetë 5,725 leke ose 17.4 % më pak. Diferenca gjinore në pagë thellohet me rritjen e moshës. Për grupmoshat në fund të moshës zyrtare të punës diferenca në pagë shkon në 40% në favor të burrave. Diferenca gjinore në pagë vjen duke u ulur me ngritjen e nivelit të edukimit; burrat me nivel edukimi tetëvjeçar dhe të mesëm janë shumë më mirë të paguar se gratë me të njëjtin nivel shkollimi, ndërsa diferenca në pagë për ato gra dhe burra që kanë edukim universitar ose edhe më shumë zvogëlohet ndjeshëm. (26% : 7%).14,6% e grave dhe burrave të punësuar ne zonat urbane paguhen nën pagën minimale zyrtare. Paga minimale zyrtare në Shqipëri prej 20,000 lekë në muaj përfitohet nga 15 % e grave dhe 11% e burrave. Përqindja e të punësuarve pa kontratë është e lartë 46%, por numri i punonjësve/seve me kontratë është lehtësisht më i lartë për gratë, se për burrat. Kjo situatë na çon në përfundimin se numri i grave që paguajnë kontributin e tyre të sigurimeve shoqërore është 7% më i lartë se ai i burrave.

Sipas raportit hendeku më i vogël i diferencës gjinore në pagën orare është në profesionet shumë të kualifikuara. Kjo është dëshmi se arsimimi u lejon grave të përfitojnë paga të afrueshme me burrat, por gjithsesi gati 4 përqind më të ulët se paga e tyre. Gati 73% e burrave dhe grave thonë se paga e tyre aktuale është e pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet për nevojat bazike të jetesës si ushqim, veshje, strehim. 63 % e burrave dhe grave mendojnë gati se sistemi aktual i pagës nuk është mjaftueshmërisht motivues.

‘Në Shqipëri sindikatat e punonjësve nuk kanë ndonjë fuqi në ngushtimin e diferencave gjinore në pagë. Edhe pse situata e përmirësuar e kushteve të jetesës në familje lejon një pjesëmarrje më të lartë të grave në tregun e punës, edhe pse gratë përjashtohen nga punët e vështira, ato përsëri mbesin zemra e përgjegjësive familjare duke punuar gjatë një dite më shumë se burrat përafërsisht 1,7 orë’- vijon raporti.

Studimi ka matur shifrën mesatare e diferencës gjinore në pagë si dhe janë përcaktuar shkaqet pse ndodh dhe pasojat që sjell kjo diferencë. Studimi iu shpërnda 1000 individëve banues në zonën urbane të vendit, dhe brenda grup moshës zyrtare të punësimit.

Kosovë, OEAK: Eliminoni parregullsitë e prokurimit publik
Prishtinë – “Shqetësimet e Odës Amerikane por edhe të komunitetit të biznesit në përgjithësi konsistojnë në mënyrën e vlerësimit të ofertave tenderuese, të bazuar kryesisht në kriterin e çmimit më të ulët, pavarësisht faktit se Ligji i Prokurimit Publik parasheh edhe dhënien e tenderëve për operatorët ekonomikisht më të favorshëm”, thuhet në komunikatë.

“Oda Amerikane dëshiron të theksojë se shkeljet në prokurimin publik, përmes favorizimit të operatorëve të caktuar ekonomikë, jo vetëm që paraqesin shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit të Prokurimit Publik, por ato gjithashtu cenojnë edhe Kushtetutën e vendit e cila i obligon institucionet që të sigurojnë një mjedis të favorshëm ligjor për ekonominë e tregut dhe lirinë e aktivitetit ekonomik, si dhe të drejta ligjore të barabarta për të gjithë investitorët dhe të gjitha ndërmarrjet vendore dhe të jashtme”.

“Prandaj, ajo u bënë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që janë përgjegjëse për implementimin e ligjit në fjalë dhe organeve të prokurimit publik që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për shmangien e praktikave të tilla në të ardhmen të cilat vështirësojnë edhe më tej konkurrencën e lirë dhe mjedisin tashmë të vështirë për të bërë biznes në vend, vlerëson përmes një njoftimi Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. (LajmeShqip.com)

Ronaldinjo, probleme me alkoolin
Faqja braziliane e internetit “Globoesporte” ka bërë të ditur se marrëdhëniet e Ronaldinjos me skuadrën e Flamengos janë përkeqësuar ndjeshëm, sidomos për faktin se lojtari nuk i përmbahet rregulloreve të klubit dhe është shfaqur i dehur në stërvitje.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, kur ish-“Topi i Artë” është shfaqur në stërvitjen e orës 9.30 të mëngjesit në gjendje të dehur. Ai u ka kërkuar drejtuese të skuadrës që të mos zhvillojë stërvitje, për shkak të dhimbjeve muskulorë, por këta të fundit nuk e kanë pranuar kërkesën e tij.

Drejtori i përgjithshëm i Flamengos, Zinjo, e ka detyruar të stërvitet në atë gjendje, ndërsa kjo situatë ka rritur pakënaqësitë në skuadër për yllin brazilian. Sipas vetë lojtarëve, Ronaldinjo është jashtë çdo regjimi sportiv të mundshëm ndërsa pretendon që të luajë çdo ndeshje edhe nëse është jashtë forme, duke dëmtua ekipin.

Mungesa e jetës së rregullt sportive është arsyeja kryesore pse edhe trajneri Menezes e la atë jashtë listës së kombëtares për miqësoret që Brazili do të luajë në muajt e ardhshëm.

Përballë një ngjarje të tillë, është dukur e pavend edhe deklarata që futbollisti ka bërë duke premtuar se Flamengo do të ishte një skuadër tjetër në kampionatin kombëtar, ku synonte titullin kampion.

“Tani duhet të pritni një Flamengo tjetër. Kemi zhgënjyer në Karioka dhe Libertadores por tani pritni diçka krejtësisht ndryshe. Këtu unë jam i lumtur, pasi gjithçka ka qenë e veçantë falë trajtimit të shkëlqyer që më kanë bërë tifozët”, ishin fjalët e tij në një intervistë të publikuar pikërisht natën para se të shfaqej i dehur në stërvitje. (LajmeShqip.com)

Merimanga që buzëqesh
Njihuni me merimangën e vetme në botë që menjëherë sapo e sheh të bën për të qeshur, gjë që nuk ndodh zakonisht me merimangat e tjera, të cilat janë fobia e shumë njerëzve. Kjo është merimanga e ashtuquajtur “Fytyra e lumtur”.

Krijesa e vogël, këtë  nofkë e ka marrë për shkak të shenjave të çuditshme në trupin e saj, të cilat të krijojë idenë e një fytyre që është duke buzëqeshur. Ajo gjendet në ishujt Hawaii dhe ka përmasa shumë të vogla, arrin të rritet vetëm 5 mm dhe është shumë e vështirë ta shohësh me sy të lirë.

Sipas studiueseve, kjo specie e rrallë dhe shumë e këndshme është e padëmshme për njerëzit. Personi që arriti të realizonte fotot e veçanta të “Fytyrës së lumtur” është një i ri nga Masaçusets, dhe thotë se kërkoi shumë nëpër pyll përpara se ta pikaste një prototip të saj nën një gjethe.

“Në fillimi mbeta i shtangur për përmasat e saj aq të vogla, duhet me doemeos një xham zmadhues që të dallosh ‘buzëqeshjen’ e  saj, por është një gjë me të vërtetë fantastike se sa e mistershme dhe e lloj-llojshme është natyra”, – thotë ai.

Të dielën Serbia zgjedh presidentin e ri, Tadiç-Nikoliç ?
Beograd – Qytetarët serbë në vend dhe shtetet e huaja të dielën, më 20 maj do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për shef të ri të shtetit.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale marrin pjesë kandidati i koalicionit “Zgjedhje për jetë më të mirë” Boris Tadiç, i cili në raundin e parë fitoi 25,31 për qind të votave dhe kandidati i koalicionit “Ta lëvizim Serbinë” Tomisllav Nikoliç, i cili fitoi mbështetje prej 25,05 për qind të votave.

Gjithsej 6.770.013 votues do të prononcohen në 8.390 vendvotime në vend dhe vendet e huaja, të cilat do të hapen prej orës shtatë deri në orën 20, ndërsa të parat do të hapen vendvotimet në SHBA, Kanada dhe Britani të Madhe. Për votimin në vendet e huaja, si edhe në zgjedhjet e përgjithshme të 6 majit, do të hapen 38 vendvotime në 22 vende.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të zbatohet edhe në territorin e Kosovës, në 90 vendvotime, ndërsa votat do të numërohen në Rashkë dhe Vranjë. Shef i ri i shtetit do të jetë kandidati i cili në zgjedhjet të së dielës, më 20 maj, në raundin e dytë do të fitojë më shumë vota, ndërsa mandati i tij do të zgjasë 5 vite.

Komisioni republikan i zgjedhjeve duhet në afat prej 96 orëve pas mbylljes së vendvotimeve t’i konfirmojë dhe publikojë rezultatet nga zgjedhjet në “Gazetën zyrtare”. (LajmeShqip.com)