Lajme Shqip Monday, 27 July 2015 15:34

Afërsisht gjysma synon edhe uljen e numrit të punëtorëve gjegjësisht shkurtimin e vendeve të punës

Forcimi i frangut kundrejt euros vazhdon të paraqesë problem për ndërmarrje të shumta zvicerane. Në luftë për të eliminuar pasojat, shumë ndërmarrje zgjidhjen e vetme e shohin te numri i punëtorëve. Kështu, 82 për qind e ndërmarrësve të anketuar janë shprehur se kanë menduar për të ndryshuar diçka në këtë drejtim.

Siç shkruan gazeta SonntagsZeitung 61 për qind e tyre duan të ndërprejnë punësimin e mëtejmë të punëtorëve të rinj ndërsa 57 % bllokimin e pagave. Ndërkaq afërsisht gjysma synon edhe uljen e numrit të punëtorëve gjegjësisht shkurtimin e vendeve të punës.

73 për qind të ndërmarrjeve llogarisin se gjatë dymbëdhjetë muajve në vijim do të kenë zvogëlim të marzhës së fitimit.

Sondazhin e ka realizuar ndërmarrja këshilldhënëse Deloitte, e cila nga maji deri në qershor ka anketuar 111 shefa të ndërmarrjeve zvicerane./albinfo.ch/