Lajme Shqip Thursday, 29 March 2012 14:42

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) asgjesoi sot rreth 4 kuintalë produkte ushqimore jashtë standardeve të përdorimit.

Nga kontrolli i kryer brenda një dite në 113 operatorë biznesi në 12 qarqet e vendit, u vu re prania e produkteve të tilla si sallami e ëmbëlsirat, të cilave u kishte kaluar data e konsumimit.

Sipas Drejtoreshës së Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Inspektimeve në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, Ariela Struga, produkte të skaduara janë asgjësuar dhe në disa markete të periferisë në kryeqytet.

Inspektorët e sigurisë ushqimore vërejnë me shqetësim se në treg vazhdojnë të tregtohen produkte importi pa etiketën në gjuhën shqipe.

Nga ana tjeter, në magazinat ku mbahen këto produkte nuk behet ndarja e produkteve ushqimore nga ato industriale, si dhe nuk ka plan masash per mbrojtjen nga brejtesit dhe insektet.