Lajme Shqip Thursday, 16 June 2011 15:12

Tiranë – Ministria e Drejtësisë ka nisur punën për hartimin e një strategjie për të drejtën e pronës, e cila është ende në diskutim me ekspertët dhe grupet e interesit.

Zv/ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi, thotë se zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronës është një nga kushtet e Bashkimit Europian. Sipas saj, një nga pikat kyçe është taksimi mbi pronën, që duhet të nisë të zbatohet edhe në vendin tonë.

Në draftin e hartuar deri tani, është propozuar ngritja e njësisë së koordinimit pranë Ministrisë së Drejtësisë, që do të sigurojë bashkëpunimin mes institucioneve.

Gjithashtu, do të ngrihet një strukturë, që do të jetë përgjegjëse për krijimin e hartave unike dhe të standardizuara, me të cilat do të punojnë të gjitha institucionet, si dhe do të reformohet shërbimi përmbarimor.