Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 09:40

Tiranë – Pas negociatave të vështira shumëvjeçare, Qeveria shqiptare u dakordua t’ia paguajë borxhin Serbisë, në vlerë prej tetë milionë eurosh, shkruan gazeta “Shqip”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Tirana.

Shuma duhet të paguhet në dy këste, njërën tani e tjetrën në shtator.

Marrëveshja parashikon edhe penalitet në rast se Shqipëria vonohet me pagesën. Për momentin Qeveria e Berishës negocion me Bosnjën e Hercegovinën për borxhet e vjetra të papaguara.

Parlamenti shqiptar këto ditë e ratifikon marrëveshjen me Federatën ruse për përmbushjen e obligimeve financiare të Shqipërisë në vlerë prej 1.036.723,48 dollarë amerikanë. Borxhin duhet ta shlyejë deri më 30 qershor, në të kundërtën në shumë do të llogaritet interes prej katër për qind.