Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 15:19

Tiranë – Ministri i  Brendshëm Bujar Nishani është u dha porosi të qarta për detyrat që duhet të kryejnë prefektëve, drejtuesve të qarqeve dhe drejtuesve të strukturave policore për rendin e sigurinë, qarkullimin rrugor dhe shërbimin kufitar.

“Përgjegjësia para qytetarit, përgjegjësia para pushuesit, është e të gjithëve, është e çdo institucioni në bazë të asaj çka ligji dhe aktet e tjera nënligjore ngarkojnë dhe përcaktojnë për të”, deklaroi Nishani.

Duke iu referuar rastit fatkeq të disa ditëve më parë ku një turiste çeke humbi jetën, duke ushtruar sportin e kanotazhit, Ministri Nishani vuri theksin në kontrollin që duhet të ushtrojnë të gjitha institucionet përkatëse që sportet e kësaj natyre të organizohen nga agjenci të liçensuara.

“Të gjitha aktivitetet do të bëhen duke respektuar masat e sigurisë së jetës. Tashmë në Shqipëri ka federata të liçensuara, të organizuara me njerëz të trajnuar, kanë guidat e tyre, e njohin terrenin dhe janë nën kontrollin e autoriteteve të cilat monitorojnë veprimtarinë e tyre. Nuk do të vazhdojë të tolerohet që njerëz jashtë këtyre trajnimeve, jashtë marrjes së këtyre masave, në mënyrë gjysëm ilegale të ushtrojnë aktivitete të tilla, të cilat nuk ofrojnë siguri mbi të gjitha për jetën e qytetarit, padyshim ato do të ndërpriten dhe nuk do të lejohen qoftë nga agjencitë përkatëse, qoftë edhe nga strukturat qe merren me mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve shqiptarë”, tha ministri Nishani.