Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 13:39

Tiranë – Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot ligjin për kalimin në menaxhim privat hidrocentralet mbi lumenjtë Mat dhe Bistricë. Ligji lë të hapur privatizimin dhe konçesionin si forma të transferimit tek sipërmarrës privatë, në varësi të rekomandimeve që do të japë shoqëria e konsulencës.

Përfaqësues të shumicës përkrahën ligjin, me argumentin se menaxhimi nga shoqëritë private do të rrisë efiçencën e veprave dhe do të ulë barrën mirëmbajtëse dhe investuese nga Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare.

Deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në seancë, por kryetari i Partisë Socialiste është shprehur se nuk do të njohë privatizimet e mundshme që parashikohen nga ligji në fjalë.

Hidrocentralet e Ulzës, Shkopetit dhe Bistricës përbëjnë së bashku rreth 6% të potencialit prodhues të KESH.