Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 15:54

Tiranë – Detyrimet që bizneset dhe qytetarët i kanë strukturave tatimore dhe doganore dhe që zerohen nga ligji i faljes kap vlerën e 65 miliardë lekëve. Kështu deklaroi Zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj, gjatë Forumit të Biznesit për njohjen me mënyrat e zbatimit të ligjit të faljes dhe legalizimit të aseteve, organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Ligji i faljes ka rreth dy javë që ka hyrë në fuqi, por zbatimi i tij ende nuk ka nisur. Përfituesit më të mëdhenj do të jenë qytetarët që do të deklarojnë të ardhurat e tyre, pasuritë, si dhe do të përfitojnë nga falja e të gjitha detyrimeve të papaguara, lokale ose kombëtare. Gjithashtu, do të jenë përfitues bizneset e vegjël dhe të mëdhenj, të cilëve do t’u falen detyrimet, si dhe do të kenë mundësi të legalizojnë asetet e tyre.