Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 17:17

Tiranë – Privatizimi i hidrocentraleve mund të sjellë kolaps në tregun energjetik dhe krijim monopoli.

Eksperti për energjinë, Gjergj Simaku th, reforma në sektorin energjetik nuk parashikonte privatizimin e operatorëve prodhues, por ndërtimin e hidrocentraleve dhe termocentraleve të reja.

Sipas tij, një masë e tillë është e gabuar pasi po nxirret në treg pjesa më fitimprurëse e KESH-it. Simaku shprehet se është e nevojshme një rivlerësim i aseteve të KESH-it dhe më shumë transparencë në sektorin energjetik. Sipas tij, një situatë aktuale mund të trembë investitorët potencialë.

Drafti për kalimin e hidrocentraleve të Bistricës dhe të Shkopet-Ulëzës nga KESH në shoqëri anonime u miratua në parim nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë. Kjo bëhet për të përgatitur privatizimin e HEC-eve dhe është hera e parë që vepra të tilla publike dalin në treg për shitje.