Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 11:38

Tiranë – Eksportet shqiptare kanë nisur të shënojnë rritje pozitive, kryesisht në lëndë minerale dhe tekstile, bëjnë të ditur statistikat e INSTAT-it.

Sipas tyre, në muajin Prill u eksportuan 14, 193 mln lekë mallra, me ulje 16. 3 %, krahasuar me muajin Mars, por dhe me rritje prej 13. 5 % në krahasim me një vit më parë.

Tregtia me vendet e BE-së llogaritet në 69. 5%, ku partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë, eksporti llogaritet 61. 4% dhe me Greqinë 5. 6%.

Me rritje rezultojnë eksportet shqiptare edhe me Kosovën, Maqedoninë, Rusinë, SHBA, etj.

Krahasuar me muajin mars, në prill eksporti i grupit “Produkte kimike dhe plastike” u rrit 28. 6 përqind, “Ushqime, pije, duhan” u rrit 12. 8 përqind, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 1.4 përqind, etj.