Lajme Shqip Sunday, 19 June 2011 19:33

Tiranë – Qeveria shqiptare do të vazhdojë investimet publike me ritme të larta edhe për vitet në vazhdim. Gjatë forumit të biznesit të organizura sot nga Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim, Ridvan Bode, ministër i Financave, ju kërkoi bankave të zhvillimit të mbështesin me financime investimet publike në rrugë dhe energjitikë. Ndërsa, Fatos Ibrahimi, zëvendësguvernator i Bankës së Shqipërisë, tha se sistemi bankar në vend duhet të vendosë objektiva më realistë zhvillimi dhe të mbështesë ekonominë me më shumë kreditim në monedhën vendase. Gjatë Forumit të organizuar sot në Tiranë, drejtues të bankave kryesore të zhvillimit diskutuan mbi rrugët që duhet të ndjekë Shqipëria për të vazhduar rritjen ekonomike dhe sektorët, ku duhet të adresohen financimet. Diskutuesit veçuan edhe njëherë bujqësinë, turizmin dhe energjitikën si sektorët më interesantë në ekonominë shqiptare, ku pritet të fokusohen edhe financimet për sektorin privat gjatë viteve të ardhshme.