Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 10:49

Tiranë – “Qeveria shqiptare është e vendosur për investime në energji dhe ftoj biznesin nga Izraeli që të investojnë në vendin tonë”.

 

Kështu deklaroi sot në Tiranë kreu i Qeverisë Shqiptare, Sali Berisha, në Forumin e Parë të Biznesit Izrael-Shqipëri.

 

Kryeministri shqiptar shprehu gatishmërinë e qeverisë për të investuar në fushën e energjisë.

 

Ai tha se Shqipëria është një vend i pasur me minerale dhe se përveç në energji, qeveria është e përkushtuar të investojë edhe në fushën e bujqësisë. (LajmeShqip.com)