Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 16:31

Tiranë – Zbatimi i ligjit në të gjitha pushtetet lë shumë për të dëshiruar, kurse korrupsioni mbetet ende problem. Transparency International Albania publikoi monitorimin për progresin në luftën ndaj korrupsionit në gjyqësor, administratën publike dhe Parlamentin.

Përfundimet e këtij raporti janë se “progresi në reforma është i ngadaltë dhe zbatimi i ligjeve është i dobët”, tha koordinatorja e projektit Tidita Fshazi.

Sipas përfaqësueses së TIA-s, ky studim është zhvilluar në dy faza dhe për një periudhë kohore prej 4 muajsh.

Baza për matjen dhe vlerësimin e progresit kanë qenë 150 indikatorë të hartuar në bazë të standardeve të BE. (LajmeShqip.com)