Lajme Shqip Monday, 20 June 2011 09:55

Strasburg – Në Strasburg sot fillon seanca katërditore e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), në të cilën do të diskutohet për prioritetet buxhetore të KE-së në vitin 2012 dhe 2013.

Në rend dite të APKE-së është edhe diskutimi për shpenzimet e Kuvendit, për bashkëpunimin e KE-së me demokacitë e sapokrijuara në vendet arabe, pozitën e emigrantëve dhe azilantëve, reformat e AP-së, rolin e parlamenteve kombëtare në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të të drejtave sociale.

Në seancë do të diskutohet edhe për raportin “Të jetojmë së bashku në shekullin 21″.