Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 18:27

Tiranë – Instituti i Sigurimeve Shoqërore po merret me procedurat e faljes së kontributeve shoqërore dhe kamatvonesave të krijuara ndër vite për të vetëpunësuarit.

Ligji prek të vetëpunësuarit në bujqësi dhe një grup subjektesh të biznesit të vogël. Kontributet e këtyre subjekteve deri në vitin 2005 menaxhoheshin nga ISSH e më pas i kaluan drejtorisë së Tatimeve.

Përveç udhëzimit të Ministrisë së Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përgatitur dhe dy udhëzime të tjera për punonjësit që do të zbatojnë procedurat.

Të vetëpunësuarit kanë kohë deri në 31 dhjetor të vitit 2011 për të aplikuar për faljen e sigurimeve dhe kamatvonesave.