Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 17:13

Tiranë – Tregu turistik shqiptar po ndeshet me konkurrencën e fqinjeve, që ofrojnë ëmime më të ulta. Mali i Zi po kthehet çdo vit e më tepër në një destinacion turistik të preferuar për shumë shqiptarë, si gjatë sezonit veror, ashtu edhe atij dimëror.

Ofertat joshëse, me çmime konkurruese, infrastrukturë më moderne në sektorin hotelier, por edhe shërbimi cilësor, ka bërë që shqiptarët të preferojnë zonat turistike të Malit të Zi.

Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Malit të Zi dhe Komuna e Ulqinit, promovuan vlerat  turistike të tyre në Tiranë, nën moton “Deti thërret në Malin e Zi“.

Vitin e kaluar Malin e Zi e vizituan 1.2 milion turistë, ndërsa të ardhurat nga ky sektor llogaritën në 627 milionë euro.