Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 16:45

Tiranë – Banka Raiffeissen në Shqipëri ka bllokuar asetet e Grupit A&B i cili prodhon birrën e njohur në Shqipëri, “Norga”, me qendër në Vlorë. Sipas sqarimit të Bankës Raiffeissen, vendimi ka ardhur pasi kjo kompani prej 1 viti kishte refuzuar të shlyente detyrimet që ka ndaj bankës, ndërsa vetë kompania e ka cilësuar vendimin si të pamotivuar në ligj dhe ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Më poshtë wshtw i plotw njoftimi i Bankës Raiffeissen lidhur me vendimin e saj për të bllokuar astetet e Grupit A&B.

“Me keqardhje njoftojmë sekuestrimin e pronave të Groupit A&B, si pasojë e borxhit prej me shume se 11 milionë Euro që pronarët e kësaj kompanie i kanë bankës. Grupi A&B jo vetëm nuk ka paguar detyrimet për më shumë se një vit tashmë, por gjithashtu edhe kanë refuzuar çdo lloj bashkëpunimi me bankën duke bërë vetëm premtime boshe për kryerjen e pagesave.

Duke patur parasysh ineresat e grupit A&B dhe të punonjësve të saj, dhe duke qënë se jemi të fokusuar në gjetjen e një zgjidhjeje për pagesën e borxhit, banka Raiffesien i ka ofruar pronarëve të grupit A&B disa opsione ku përmendim:

Kemi siguruar disa ristrukturime gjatë vitit të kaluar për të reflekutar vështirësitë e kompanisë.

I kemi ofruar mundësinë pronarëve të kompanise disa herë gjatë vitit të kaluar të bënin analizën financiare nga një vlerësues i jashtëm ndërkombëtar, kostot e të cilit do të mbuloheshin nga banka.

Javë më parë i kemi ofrurar bashkë-administrimin e kompanië me një ekspert ndërkombëtar të caktuar nga banka, një periudhë nderprerje (grace period) për pagesën e borxhit dhe heqjes së gjithë penaliteteve – kjo ofertë gjithashtu u refuzua.

Gjithë sa më lart u bënë me qëllimi për të shpëtuar kompaninë, sigurimin e punës së punonjësve të saj, mbledhjes së parave që grupi A&B I ka borxh bankës, dhe sjellja e kompanisë në një gjëndje të mirë për pronarët e saj. Megjithëatë, çdo përpjekje jona është refuzuar nga pronarët.

Si rrjedhojë, ne u detyruam të vazhdonim me hapat ligjorë. Ne kemi marre vendimin e ekzekutimit nga Gjykata e Tiranes në muajin tetor 2010 proçedurat e përmbarimit bazuar në kuadrin ligjor kanë filluar ne Dhjetor 2010. Për 6 muaj kemi qënë në gjyq për këtë urdhër me Grupin A&B deri kur pak dite me pare gjykata e Apelit me vendimin e saj te formes se prere krijoi mundesine e vazhdimit te procedurave permbarimore. Te gjithe veprimet e bankes jane korrekte dhe ligjore ashtu si i parashikon procedura ligjore per ekzekutimin e kredive.

Banka Raiffesien ka vendosur të paguajë rrogat e muajit maj për punonjësit që janë akoma në listën e pagave te grupit A&B. Do të donim të theksonim se situata aktuale e Groupit A&B është rezultat i vendimeve manaxheriale të kompanisë, duke përfshirë këtu refuzimin e ofertave që banka i ka bërë pronarëve te Grupit  A&B, përfundon njoftimi.