Lajme Shqip Thursday, 23 June 2011 08:29

Pragë – Çekia nuk dëshiron të merr pjesë në ndihmën financiare evropiane për Greqinë, deklaroi dje kryeministri Petër Neças, cituar nga agjencitë.

“Preferojmë që mjetet për Athinën të ndahen nga fondi special për ndihmë të shteteve në eurozonë”, deklaroi Neças.

Çekia nuk parashikon pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në ndihmën financiare për Greqinë, e cila gjendet para bankrotit. Sipas kryeministrit, problemi para së gjithash është i shteteve, që kaluan drejt valutës së vetme evropiane.

“Athina duhet të financohet nga fondi për ndihmë të eurozonës, në të cilin ka mjete të mjaftueshme. Kyçja e shteteve nga Bashkimi Evropian, të cilat i kanë ruajtur valutat kombëtare, nuk është e harmonizuar”, deklaroi Neças.