Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 10:55

Republika e Çekisë ka mungesë të fuqisë punëtore në disa sektorë. Të njëjtën e kanë edhe Gjermania e vende të tjera të Evropës. Me gjithë këtë, Qeveria e Kosovës deri më tani ka dërguar shumë pak punëtorë për punësim sezonal në këto vende, për të zbutur nivelin e papunësisë në Kosovë.

Në Institutin e studimeve të punës dhe punëve sociale në Çeki thonë se aktualisht ka mungesë të punëtorëve në sektorin e mjekësisë dhe inxhinierë të sektorëve të ndryshëm, shkruan sot Koha Ditore.

“Ne kem nevojë për mjekë, infermiere dhe profesione të tjera që kanë të bëjnë me shkencat teknike, për të punuar në industrinë e rëndë”, ka thënë Sona Veverkova, pjesë e Institutit të studimeve të punës dhe punëve sociale.