|
|
e Premte, 07 Shtator 2012 13:20 Tiranë (PLOTESUAR 7 SHTATOR- 15:30)- Në tenderin ndërkombëtar për privatizimin e kompanisë publike të naftës, “Albpetrol” që u zhvillua sot në ministrinë e Ekonomisë, u paraqitën 6 kompani, ku pas hapjes, ofertat e tyre financiare variuan nga 52 milionë usd, në 850 milionë euro.
Një përfaqësuese e ministrisë së Ekonomisë prezantoi ofertat. Kompania “Silk Vetro Road Equity” Ltd dha ofertën më të lartë, 850 milion euro. Kompania “Amber Shine” INC dha ofertën 790 milionë euro, por nuk kishte paraqitur formularin e sigurisë së saj. Kompana kanadeze “Bankers Petroleum” dha ofertën 303.8 milionë euro dhe sigurinë e garancisë. Konsorciumi “WIN Bussines” dha ofertën 297,6 milionë Euro dhe sigurinë e garancisë. Kompania “JSC Gasprom” dha ofertën financiare më të ulët, 52 milionë usd dhe nuk kishte paraqitur sigurimin e garancisë. Ndërsa kompania “Ecolog
Komisioni i Vlerësimit të ofertave që drejtohet nga zv/ministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj, ka në përbërje përfaqësues të drejtorisë së Privatizimit, nga ministritë e Financave, drejtësisë, të konsulencës “Pattom Bogs”. Në paketën e ofertave 75% e zë oferta financiare dhe 25% kriteri teknik që përfshin plan-zhvillimin e biznesit.
Të paktën 19 kompani europiane, amerikane, aziatike, tërhoqën dokumentcionin 19 kompani etj, të cilët zhvilluan dhe vizitat pranë “Albpetrol”-it. Procesi për privatizimin e “Albpetrol”-it është konsultuar nga kompania amerikane “Pattom Bogs”. Komisioni i Vlerësimit të ofertave tashmë ka nisur punën dhe brenda afatit të përcaktuar në ligj do të bëjë të ditur fituesin e tenderit. Pas miratimit nga Qeveria, do të jetë Kuvendi që do të japë vendimin për kalimin e pronësisë së “Albpetrol’ tek privati.
Privatizimi 100% i aksioneve të “Albpetrol” synon të sigurojë investime private në zhvillimin e sektorit, përmirësim të teknologjisë, sistem menaxhimi me standarde mjedisore, liberalizim të tregut të hidrokarbureve. Privatizimi i kompanisë publike të naftës “Albpetrol” u tentua para vitit 2005, por rezultoi pa sukses. (LajmeShqip.com)
*******************************************
Tiranë – Sot në mesditë nisi tenderi për shitjen e “Albetrolit”, në një kohë kur kompanisë vetëm një ditë më parë ju dhanë dy licenca për transportimin dhe shpërndarjen e gazit. Nga 19 kompani që kanë tërhequr dokumentacionin për privatizimin e kompanisë së naftës “Albpetrol”, vetëm 6 kompani kanë paraqitur ofertë.
6 kompani, Gazprom Neft, Bankers Petrolim, Ecolog International, Consorcium Win Business, Amber Shine Inc dhe Voltro Silkiroad Equite Ltd kanë dorëzuar sot zarfet për për blerjen e aksioneve të Albteprol.
Pas hapjes së zarfave, METE gjatë mbledhjes së sotme të tenderit deklaroi se kompania Ecolog International nuk ka sjellë garancinë e ofertës dhe as cmim. Po kështu edhe Gazprom nuk ka dhënë garanci oferte por ka ofruar si çmim 52 milionë dollarë. Zarfi i radhës ishte i Voltro Silkiroad Equite Ltd, kompani që ofron çmimin 850 mln euro për blerjen e aksioneve të Albpetrol. METE pranoi garancinë e ofertës së Voltro Silkiroad Equite Ltd. Per blerjen e Albterol, Kompania Bankers Petrolium ka dhënë çmimin 303.8 milionë euro. Hapet dhe zarfi i Consorcium Win Bussines. Oferta e saj ishte 297 milionë e 600 mijë euro si dhe Amber Shine INC qe nuk dha garanci oferte, por ofroi cmimin 790 mln euro.
1-Ecolog International -pa garanci oferte, dhe as cmim
2-Gazprom- 52 milione dollare
3-Voltro Silkiroad Equite Ltd-850 mln euro
4-Bankers Petrolium -çmimi 303.8 milionë euro
5-Consorcium Win Bussines-ofron 297 milionë e 600 mijë euro
6-Amber Shine INC -pa garanci oferte, cmimi 790 mln euro
Komisioni i drejtuar nga Zv.ministri i ekonomisë Sokol Dervishaj përbëhej nga speacialistë të ministrisë së ekonomisë, financave, dhe asaj të drejtësisë. Sipas kreut të komisionit Dervishaj të gjithë anëtarët e komisionit kanë firmosur një deklaratë që nuk kanë konflikt interesi. Gjithashtu Dervishi theksoi se në fazën e parë do të bëhet shqyrtimi i gjithë dokumentacionit.
Pas perfundimit te hapjes se zarfave, komisioni u terhoq per shqyrtimin e ofertave dhe dokumentacioneve.
Gara për blerjen e kompanisë shtetërore “Albpetrol” është ashpërsuar me shtimin e kompanive të interesuara. Ligji për privatizimin e “Albpetrol”-it u miratua në Kuvend më 15 dhjetor 2011, i bazuar në ligjin “Për privatizimin e sektorëve strategjikë” të 1998-ës. Sipas studimeve gjeologjike, Shqipëria ka rezerva mbajtëse të naftës në nëntokë në 480 milionë tonë që kërkojnë investime për t’u bërë të shfrytëzueshme. Deri sot, vendi ka 30 milionë ton rezerva të nxjerrshme nafte.
Sipas Reuters
Sipas “Reuters”, dy licencat me kohëzgjatje 30-vjeçare ju dhanë me qëllim rritjen e vlerës së kompanisë “teksa qeveria përgatitet të shesë 100 % të aksioneve tek një investitor strategjik i naftës e gazit”. “Reuters” shton më tej se Shqipëria nuk zotëron një rrjet për shpërndarjen e gazit, por së fundmi po përpiqet të lidhet me projektet e gazsjellësve me qëllim diversifikimit e burimeve të energjisë si dhe lehtësimin e presionit ndaj sistemit të vet hidroenergjetik. Paketa e aksioneve të “Albpetrolit” përfshin të gjitha asetet e ndërmarrjes, lejet dhe licencat për shfrytëzim dhe kërkim deri në një periudhë 25-vjeçare, ku përfshihet edhe ajo për transmetimin e gazit dhe shpërndarjes së tij që do të mundësohet nga ndërtimi i gazsjellësit TAP, si edhe të drejtën e blerjes së emrit për të konkurruar në treg. Burime brenda Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës kanë sqaruar se, interesi në rritje nga kompanitë vjen për shkak se, pjesë e paketës është bërë edhe një licencë prodhimi energjie që do të mundësojë shfrytëzimin e gazit natyror dhe nënprodukteve të tjera të naftës për prodhimin e saj.
Ndërkohë gazeta Shqiptarja njofton për mbërritjen e sekserit serbo-boshnjak Damir Fazliç, i njohur si mik i familjes së kryeministrit Sali Berisha. Ai erdhi mbrëmë si rastësisht, ardhja e tij përkon me hapjen e tenderit sot për shitjen e Albpetrolit, ndërmarrjes së vetme shtetërore shqiptare të naftës dhe gazit, e cila do t’u jepet 100 për qind privatëve. Kamera e Tv A1 Report arriti të filmojë Damir Fazliç, kur zbriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 23: 40. Më pas biznesmeni serbo boshnjak është larguar me makinën tip Benz me targa Tr 2197 T. (LajmeShqip.com)