|
|
e Hënë, 19 Dhjetor 2011 14:15 14 Maj 2013 14:24
16 Mars 2013 18:30
15 Mars 2013 16:04
14 Mars 2013 15:53
4 Mars 2013 20:15
4 Mars 2013 12:58
12 Shkurt 2013 17:56
21 Dhjetor 2012 18:22
20 Shtator 2012 17:47
18 Shtator 2012 16:20
Tiranë – Hartës së ndërtimit të hidrocentraleve të rinj vendorë me konçension do t’i shtohet edhe ndërtimi i një tjetri, “Vokopola 1″ dhe Vokopola 2 “.
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të zhvillojë në 17 janar 2012 garën e hapur konkurruese me pjesëmarrjen e kompanive të interesuara për këtë objekt të ri energjetik në qarkun e Beratit.
Ftesa për këtë garë përfshin dokumentacionin përkatës për ndërtimin e HEC-it në rrjedhën e lumit të Vokopolës dhe degëve të tij deri në lumin Osum.
Dorëzimi i dokumentacionit nga kompanitë që do të marrin pjesë në këtë garë, parashikon që ata të ngurtësojnë sipas ligjit, 2 % të vlerës së parashikuar prej tyre për ndërtimin e këtij HEC-i të ri, thanë burimet zyrtare të ministrisë së Ekonomisë.