Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 10:31

Nikozi – Komisioni Evropian miratoi shtatë rekomandime për rritjen ekonomike, rritjen e normave të punësimit dhe për ballafaqim me problemet buxhetore të Qipros.

Brukseli apeloi deri te Qiproja të marrë masa deri në vitin 2012 për korrigjim të deficitit tepër të lartë buxhetor.

Mes rekomandimeve të KE-së është përforcuar kontrolli mbi shpenzimet e shtetit dhe bankat në Qipro, të përshpejtohen reformat e sistemit të sigurimit pensional, sistemit shëndetësor, arsimit dhe tregut të punës.

Rekomandimet e KE-së do të shqyrtohen dhe do të pranohen në takimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian, që duhet të mbahet më 23 dhe 24 qershor.