Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 19:15

Prishtinë – Ka filluar nga sot zbatimi në praktikë i marrëveshjes së para dy ditëve për heqjen e çmimeve të referencës midis Kosovës dhe Shqipërisë. Çmimet e referencës për prodhimet kosovare që caktoheshin nga Doganat e Shqipërisë dhe që krijonin pakënaqësi të theksuara ndër biznese, nuk po alikohen nga sot.

Këtë e kumtoi ministrja e Tregtisë e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.

“Sot kemi marrë lajmin e mirë që kompania “Bylmeti”, e cila është ballafaquar dy herë me aplikimin e çmimit referent, ka arritë të eksportojë në Shqipëri pa aplikimin e këtij çmimi”, ka thënë Kusari-Lila.

Kosova gjatë kësaj periudhe ka mbiprodhim të qumështit të freskët, gjersa në Shqipëri për shkak të turizmit, ka kërkesë më të madhe.

Çmimet e referencës janë aplikuar në rastet e dyshimeve se çmimet e faturuara janë më të ulëta se çmimi real i tregut.