Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 15:07

Tiranë – Në muajin shtator qytetarët do të nënshkruajnë një kontratë të re për furnizimin me energji elektrike. Kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Besjan Pesha, tha se draft-kontrata po përgatitet nga ekspertët më të mirë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Entit Rregullator të Energjisë në bashkëpunim me PNUD-in. Risi e kësaj kontrate është dhe shërbimi i provës, që do të kryhet nga një institucion i pavarur publik apo privat, për të verifikuar dëmin.

Përsa i përket kontratave të reja të ujit, z.Pesha u shpreh se, ka filluar shpërndarja e tyre tek konsumatorët dhe procesi po ecën me ritme të mira. Sipas tij, i gjithë procesi i nënshkrimit nga ana e konsumatorëve do të përfundojë brenda muajit Shtator.

Në këto kontrata, risi për konsumatorin shqiptar, parashikohen më shumë të drejta ndaj tij dhe detyrime nga ana e operatorëve furnizues. Gjithashtu, parashikohen penalitete për të gjitha abuzimet e konstatuara.