Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 20:08

Tiranë – Një ditë pas emërimit nga Kuvendi i Shqipërisë, kreu i ri i Entit Rregullator të Energjisë, Sokol Ramadani, paralajmëroi masa të rrepta ndaj operatorëve që abuzojnë me të drejtat e konsumatorëve.

Ramadani deklaroi se mbrojtja e konsumatorit do të jetë synimi kryesor ndër priorietet e institucionit. Gjithashtu, ai bëri të ditur se kontrata e re energjetike që ERE po përgatit për konsumatorët, do të jetë gati në fillim të muajit shtator. Ndër objektivat e tjerë, do të jetë edhe kontrolli i matësave të energjisë elektrike, që pritet të kalojë në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë.

Sokol Ramadani u zgjodh dje nga Kuvendi i Shqipërisë si Kryetari i Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë. Ai pason në detyrë Bujar Nepravishtën, që dha dorëheqjen muajin e kaluar.