Lajme Shqip Monday, 20 June 2011 10:56

Luksemburg – Ministrat e financave të vendeve të eurozonës, mbrëmë arritën marrëveshje për pagesën e transhës së pestë nga kredia e vitit të kaluar e miratuar për Greqinë deri nga mesi i muajit të ardhshëm nën kushte të caktuara.

Pas një takimi në Luksemburg, ministrat thanë se Athina mund t’i marrë 12 miliardë euro, nga mesi i korrikut, nëse Parlamenti i Greqisë i miraton ligjet kryesore për shpenzime dhe për shitje të pasurisë shtetërore.

Dje, kryeministri Jorgos Papandreu, kërkoi nga shtetasit e Greqisë, që t’i ndihmojnë hapat për ulje të shpenzime, për ta evituar “katastrofën”.

Në fjalimin e tij në Parlament, ai kërkoi nga grekët, që t’i pranojnë rritjen e taksave, që është shumë jopopullore, uljen e shpenzimeve dhe planet e privatizimit.