Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 14:11

Prishtinë – Sektori i bujqësisë përbën një potencial të madh dhe si i tillë duhet të përkrahet e të zhvillohet edhe më shumë, në mënyrë që të jetë në gjendje të eksportojë produktet për tregun e jashtëm.

Këto konkluzione kanë dalë në konferencën dyditore, me temë “E ardhmja e bujqësisë në perspektivën e zhvillimit ekonomik”, e organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. 

Në hapjen e kësaj konference ka qenë prezent

edhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të zhvillojë potencialet ekonomike të vendit, duke i kushtuar rëndësi të veçantë përkrahjes dhe rritjes së sektorëve kyç, siç është në këtë rast bujqësia.