Lajme Shqip Tuesday, 16 April 2013 12:39

Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për shpalljen e ofertuesit të preferuar për privatizimin e 75 % të aksioneve të PTK-së. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka thënë se procesi i privatizimit të PTK-së është bërë me vendim të Kuvendit dhe konform këtij vendimi, ku më pas është themeluar Komisioni Qeveritar për Privatizim, i cili është përbërë nga pesë ministra.

Ai ka thënë se punëtorët do të kenë kontrata 3 vjeçare edhe përkundër privatizimit.

Më pas me shumicë votash është miratuar ky propozim vendim.

Qeveria e Kosovës i ka pranuar dy oferta për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Në garë kanë qenë kompania “M1 International” dhe “Axos GMBH” në konsorcium me “Najafi Companies”.

Por kjo e fundit ka ofruar ofertën më të lartë prej 277 milionë euro.(GE/LajmeShqip.com)