Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 16:57

Prishtinë – Takimi i paleve të interesit shënoi fillimin e Programit për Mundësitë e Reja për Bujqësi të USAID-it.

Ky takim i bashkoi të gjitha palët e interesit, që përkrahin programin në përgjithsi, duke përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si partner kryesor të programit si dhe anëtarët e shoqatave të ndryshme të fermerëve, tregtarëve dhe donatorëve të tjerë.

Ministri Blerand Stavileci tha se, me rritjen e buxhetit prej 1në 3% për Ministrinë e Bujqësisë nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, ka rëndësi më të madhe pasi që rrit investimin në sektorin e bujqësisë.

Ai shtoi se objektivat specifike që ky program parasheh ti përmbush janë përmirësimi i lidhjeve ndërmjet fermerëve, diversifikimin dhe rritjen e prodhimtarisë bujqësore, përmirësimin e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit, mundësinë e kreditimit të fermerëve dhe përmirësimin e sektorit të bujqësisë. Drejtori i Programit të USAID-it Martin Ëood tha se qëllimi kryesor i rogramit është që ta rrit prodhimin bujqësor, eksportin dhe të hyrat rurale.

Programi Mundësitë e Reja për Bujqësinë i USAID-it zbatohet nga Tech ARD.