Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 12:18

Prishtinë: Fondi Monetar Ndërkombëtar pritet të dal sot me një komunikatë në lidhje me marrëveshjen e bashkëpunimit me Kosovën. Qeveria thotë se nuk do të ketë ndërprerje të marrëveshjes dhe shprehet se është e kënaqur me bisedimet e zhvilluara deri më tash. Këtë qëndrim e shprehu zëvendës-kryeministri Hajredin Kuçi, i bindur se Kosova e vazhdon marrëveshjen me FMN. Ndërsa opozita, përkatësisht LDK dhe AAK nuk presin që të arrihet ndonjë marrëveshje, duke fajësuar qeverinë se e ka shkelur zotimet ndaj FMN-së.

Kurse, sipas burimeve tona nga qeveria, tash për tash do të ketë vetëm një dakordim me FMN-në, me çka do t’i vëhen disa kushte qeverisë. Deri kah muaji tetor do të inspektohet se a është përmirësuar menaxhimi makroekonomik e fiskal dhe eventialisht kah fundi i vitit mund të diskutohen aranzhmanet e reja nëse plotësohen kushtet.