Lajme Shqip Monday, 15 August 2011 17:14

Tiranë – Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave shpalli fitues për kompensimin financiar të këtij viti, 107 subjekte nga 1012 aplikantë, gjithsej. Vendimet, që kanë fituar këtë vit janë dhënë në periudhën 1992 deri në vitin 1994.

Fondi i vënë në dispozicion nga Qeveria për këtë vit është 670 milionë lekë. Për vitin 2011 u shtua mundësia e kompensimit, gjë e cila bëri që edhe kërkesat të ishin të shumta.

Nëse më parë, pavarësisht nga sipërfaqia e njohur kompensoheshe vetëm për 200 metra katror, tani kompensohesh deri për 600 metra katror, si dhe është hequr kushti që po të kishe pasur kthime në natyrë nuk përfitoje fiananciarisht. Sa më i hershëm në kohë të jetë vendimi, aq më e madhe është mundësia për t’u kualifikuar. (LajmeShqip.com)