Lajme Shqip Monday, 27 June 2011 18:51

Tiranë – Rreth 10 milionë juanë (1.1 milionë euro) në vit do të financojë qeveria kineze në mbështetje të zhvillimit të tregtisë me Shqipërinë. Marrëveshja u nënshkrua nga zv/ministri i Ekonomisë, Enno Bozdo dhe homologu i tij kinez, Zhong Shan.

Bozdo tha se, me anë të kësaj marrëveshjeje synohet të shtohen investimet kineze në Shqipëri, sidomos në fushën e energjetikës, telekomunikacionit dhe industrisë së lehtë.

Gjatë takimit u bisedua rreth mundësive që ofron Shqipëria për investime kineze, në fusha të ndryshme të ekonomisë.