Lajme Shqip Thursday, 25 April 2013 13:51

Prishtinë (plotesuar) – Qeveria në një gjë ka pasur sukses, që ka sjellë çmimet e Zvicrës në Kosovë. Kështu thanë grupi i qytetarëve të organizuar gjatë protestës së tyre të dhjetë për parregullsitë, mashtrimet dhe hajnitë që kanë ndodhur me faturat e KEK-ut përmes manipulimeve në faturim, njësorë dhe forma të tjera.

Me moton e njëjtë “Ndale hajninë – për zhvillimin e shtetit” ata kanë marshuar nga ndërtesa e KEK-ut e deri tek Qeveria ku u janë bashkuar gjatë rrugës me mijëra qytetarë.

Kurse, Seb Bytyqi i cili iu drejtua protestuesve tha se qeveritarët gojën e kanë plotë Evropë por Kosovën e kanë shndërruar në Afrikë.

Ai u tha të pranishmëve se duhet besuar për ndryshim dhe kjo sipas tij arrihet me zhvillim e qytetarisë. Qytetarët thanë se tashmë populli ynë e ka lirinë por janë të robëruar nga varfëria dhe hajnia.

Ata paralajmëruar sërish protesta për të cilat do të informojnë në ditët e ardhshme.

Ndryshe, protesta kundër parregullsive në KEK-, sot janë organizuar edhe në Prizren, Gjakovë, Mitrovicë e Ferizaj.(K.P/LajmeShqip.com)

*********************************************************

Prishtinë -  Me moton “Ndale hajninë”, organizuar nga Grupi i Qytetarëve qindra qytetarë kanë filluar marshi protestues kundër hajnisë në KEK.

Qytetarët, për të dhjetën herë, po protestojnë për të kundërshtuar faturat e fryra dhe duke kërkuar shqyrtimin e tyre.Protestuesit, gjithashtu vazhdojnë të insistojnë që çmimi i energjisë të mos ngritët. Ata kanë nisur marshin e tyre protestues nga ndërtesa e KEK-ut, ndërsa rrugës për të shkuar para qeverisë së Kosovës, po brohorasin “Me hajna, nuk ka shtet”, “Hajnat në burg” etj.(K.P/LajmeShqip.com)