Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 16:19

Tiranë – Rënia e dërgesave të emigrantëve, kreditë konsumatore, ulja e shpenzimeve publike, mungesa e parasë në treg, si dhe frika e krizës, bënë që individët të jenë më pak të prirur për të shpenzuar për plotësimin e nevojave të përditëshme.

Ky është argumentimi që eksperti i Ekonomisë, Enea Janko, bën në lidhje më rënien e shitjeve me pakicë regjistruar gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti.

Janko mbështet dhe propozimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, për të ndryshuar modelin ekonomik në vend.

Nga të dhënat e publikuara vetëm nga INSTAT, rezultoi se indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është ulur 5.9%, ndërsa krahasuar me 3-mujorin paraardhës është ulur 12.3%.