Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 19:43

Tiranë – Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e grupit të Bankës Botërore, do të vazhdojë mbështetjen për sektorin energjetik në Shqipëri. Përfaqësuesja e IFC-së, Elira Sakiqi, tha se mbështetja do të jetë nëpërmjet kredive dhe konsulencës.

Sakiqi tha se sektori i energjisë së rinovueshme mbështetet nga IFC, pasi shihet si element kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

Korporata Financiare Ndërkombëtare, prej 10 vjetësh operon në Shqipëri dhe deri tani ka investuar 150 milionë euro në mbështetje të sektorit privat dhe reformave të ndërmarra nga Qeveria.