Tiranë – Të gjithë ata që duan të hapin një biznes të ri, duhet që më parë ta regjistrojnë atë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.
Drejtori i Shërbimit të Tatimpaguesve, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Erjon Prifti, shpjegon se ndryshimet e fundit në ligj. Sipas tij, më pare biznesit të ri i lihej nje afat 15-ditor nga nisja e aktivitetit për t’u regjistruar në QKR, tashmë ky regjistrim duhet të bëhet para hapjes së aktivitetit ekonomik.
Sipas statistikave nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, vetëm në periudhën janar-maj të këtij viti, numri i bizneseve të regjistruara është rritur me 28% krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa, numri i bizneseve të regjistruara ne shkallë vendi pranë sporteleve të kësaj Qendre është 134 mijë.