Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 08:16

Athinë – Të paktën 15. 000 grekë protestuan mbrëmë në javën e tretë me radhë para parlamentit kundër masave të reja më të rrepta të Qeverisë. Ata dhanë edhe mbështetje për thirrjen e sindikatave për grevë të përgjithshme, njoftojnë mediat greke.

Pjesëmarrësit në protestë publikuan qëllimin që të ndërtojnë një mburojë rreth parlamentit, të mërkurën më 15 qershor në ditën e grevës së përgjithshme dhe fillimin e shqyrtimit parlamentar të masave ekonomike të propozuar nga Qeveria.

Sipas anketës së Kantirmeinit, kryeministri Papandreu dhe partia PASOK kanë besim vetëm tek 26 për qind e të anketuarve. Në anketën e njëjtë para një muaji kjo shifër ishte 34 për qind.