Lajme Shqip Tuesday, 28 June 2011 19:51

Uashington - SHBA-ja sot zyrtarisht e përkrah kandidaturën e ministres franceze të Financave Kristin Lagard për funksionin drejtore ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Sekretari amerikan i financave Timoti Gajtner theksoi se është i lumtur që SHBA-ja e përkrah Lagardin.

Rivali i vetëm i Lagardit është guvernatori i Bankës qendrore të Meksikës, Agustin Karstens.

Me përkrahjen e SHBA-së dhe të shteteve evropiane Lagard ka siguruar 49 për qind të votave në 24 anëtarë të bordit ekzekutiv të FMN-së.

Por, ndërkohë edhe Rusia e përkrah kandidaturën e Lagardit, me çka ajo ka më shumë se 50 për qind të votave.

Ministri rus i Financave Aleksej Kudrin theksoi se vendi i tij do të votojë për Lagardin.

Me këtë po afrohet nga fundi gara pesëjavëshe për zgjedhje të drejtorit të ri të FMN-së, që filloi pasi ish-drejtori ekzekutiv Dominik Stros-Kan më 18 maj dha dorëheqje pas seks-skandalit.