Lajme Shqip Saturday, 18 June 2011 17:03

Uashington – SHBA-ja këtë vit do ta përfundojë me një deficit të madh prej 9.9 për qind nga bruto-prodhimi vendor, kumtoi sot Fondi monetar ndërkombëtar.

Ekspertët nga FMN-ja vlerësojnë se SHBA-ja vitin e ardhshëm do të arrijë deri diku ta zvogëlojnë deficitin buxhetor, por ai edhe më tej do të jetë i lartë dhe arrin 7,8 për qind.

Në grupin shtatë vendet më të zhvilluara perëndimore, deficit të madh buxhetor ka edhe Japonia. Vendi këtë vit do të ketë deficit prej 10,5 për qind, ndërsa në vitin 2012 është paraparë zvogëlim i tij në 9,1 për qind.

Franca këtë vit do të ketë deficit prej 5,8 për qind, ndërsa në vitin e ardhshëm 4,9 për qind, ndërsa Gjermania në vitin 2011 do të përfundojë me deficit prej 1,9 për qind, në vitin 2012 ai do të zvogëlohet në 1,1 për qind, që është dukshëm më pak se maksimumi i tre përqindëshit, i konfirmuar në nivel të Bashkimit Evropian.

Eurozona, ku anëtarësojnë 17 shtete, këtë vit, sipas FMN-së, do të ketë deficit buxhetor prej 4,3 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm ai do të zvogëlohet në 3,4 për qind.

Deficit shumë të lartë buxhetor në BE ka edhe Britania e Madhe, 8,5 për qind në këtë vit dhe shtatë për qind vitin e ardhshëm.

Greqia, e cila më shumë se një vit po lufton që ta shmang bankrotin e arkës shtetërore, po ashtu është në grupin e vendeve në të cilat këtë viti i kërcënohet deficit dyshifror buxhetor, përderisa Kina do të jetë shembull i vërtetë për shumë vende, sepse vitin 2011 do ta përfundojë me deficit prej 1,6 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm me 0,7 për qind.

Rusia është gjithashtu në grupin e vendeve, për të cilat FMN-ja parashikon deficit shumë të vogël, respektivisht 1,4 për qind këtë vit dhe 1,6 për qind vitin e ardhshëm.